Pas sfidës nga produksioni i Big Brother VIP Albania, Gjestit iu ndalua fjetja me Eglin për dy javë.
Më pas, banorit iu kërkua të gjejë një tjetër banor për të kaluar natën.
Gjesti surprizoi duke përmendur emrin e banores së re, Rizartës. Mirëpo teksa po e priste në krevat, Gjesti bëri një batutë duke thënë: “Unë u qetha, hoqa dhe leshin e gjoksit”.
Nga ana tjetër, Egli ka qenë e rënduar emocionalisht për situatën që u krijua në shtëpi.