Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania do të rikthehen 3 ish-banorë.
Kjo mundësi vjen pasi Gjesti hapi një prej zarfave të “valixhes së tundimeve”, ku thuhej se do të përmendë emrin e 7 banorëve, dhe 3 prej tyre do ti rikthehen garës.
Mbrëmjen e sotme, të pranishëm në studio kanë qenë ish-banorët e eliminuar, por edhe ata të përjashtuar me zarf të zi apo të larguar me dëshirë nga gara.
Një prej tyre, Klajdi Musabelli, u pyet nga Ledion Liço nëse do të dëshironte rikthimin.
Klajdi shprehu hapur dëshirën e tij, duke shtuar: “Këtu jashtë s’po e marr dot veten, atje brenda isha mirë. Më mungon shumë shtëpia, sallami dhe djathi [i Big Brother-it]. Inshallah të kthejnë prap më tha mami me shaka. Jam dobësuar 5 kile. Gjithçka që ndodh aty brenda më mungon”.