Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me ‘valixhen e tundimeve’.
Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë. Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët.
Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.
Në zarfin e parë shkruhej:
“Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nga ti nuk mund të thotë “Jo”. Zgjedhja duhet të bëhet tani.”
Ndërkohë zarfi i dytë kishte të bënte me biletat e fatit për pesë nga banorët.
“Ti ke në dorë të ndryshosh fatin e disa banorëve. Përzgjidh pesë banorë të cilëve dëshiron t’i dhurosh nga një biletë. Vetëm një nga biletat është vajtje – ardhje.”
Banorët që Gjesti zgjodhi ishin Livia, Danja, Tiri, Aldo dhe Kelly. Egli ishte banorja që e refuzoi biletën që Gjesti i ofroi.
Në zarfin e tretë shkruhej:
“Vëllai i Madh ka një surprizë për ty. Të jep mundësinë të realizosh një videoklip brenda shtëpisë së Big Brother. Mendo me kujdes çdo detaj, përgatitu për këtë eksperiencë unike!”