Gazetarja e njohur, Ledjona Xheladinaj ka bërë një deklaratë të fortë për dy personazhet e njohur të Big Brother VIP, Joz Marku dhe Valbona Mhilli.
E ftuar në TAR, Ledjona është shprehur se Jozi dhe Valbona kanë qenë në një lidhje bashkë jashtë shtëpisë, duke hedhur poshtë deklaratën e tyre se njihen me njëri-tjetrin prej miqësisë së përbashkët.
“Ata njihen jashtë, ata kanë qenë të lidhur jashtë, shumë kohë më parë, dhe nuk kanë dashur ta thonë aty brenda. Kur Jozi ka parë Valbonën aty brenda, ka menduar se do ta vazhdojnë atë historinë e shumë viteve më parë, por doli Loredana, që i pëlqeu më shumë. Më beso që ka për ta pranuar Jozi në vazhdim“, tha Ledjona, duke trazuar rrjetin me deklaratën e saj.