Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka surprizuar fansat me një ndryshim të papritur në pamjen e saj.
E njohur për stilin e saj glamuroz dhe flokët e gjatë biondë, Luana ka bërë një transformim që askush nuk e priste!
Në një postim të fundit në Instagram, ajo është shfaqur me një look krejtësisht ndryshe – flokë të shkurtër, të zinj dhe një stil shumë më guximtar.
Ky ndryshim ka bërë bujë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime nga fansat dhe ndjekësit e saj.
Disa e kanë komplimentuar për guximin dhe freskinë që sjell ky stil i ri, ndërsa të tjerë kanë shprehur habinë e tyre, pasi janë mësuar ta shohin Luanën gjithmonë bionde.