Një foto nga Trieste duke shijuar rrezet e diellit, ka ngritur dyshimet se këngëtarja Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj, kanë hedhur një hap më tej në lidhjen e tyre dhe janë fejuar.
Balerini ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale një foto tek duket Elhaida, ndërsa vëmendjen më të madhe e ka marrë unaza me diamant në dorën e saj.
Po ashtu, nuk ka mjaftuar vetëm kjo për të nxitur dyshimet për një fejesë, pasi Ledian Agalliaj ka shkruar ndër të tjera krahas fotos dhe një dedikim të veçantë.
“Përgjithmonë e imja”, ka shkruar ai dhe kaq ka mjaftuar për të menduar se ka diçka pas.
Kujtojmë se lidhja e tyre nisi në Dancing With The Stars, ku këngëtarja konkurronte krah partnerit të saj në kërcim Ledianit, por që shpejt do të kthehej në partnerin e saj në jetë.