Harron Arbenitën, Fero në prag të martesës me një tjetër vajzë

Përpos karrierës së tij si reper, ajo çka e ka bërë gjithashtu Feron të përflitet nëpër media është edhe lidhja e dashurisë me modelen Arbenita Ismajli, me të cilën ka edhe një vajzë.

Ndarja e tyre krijoi goxha bujë, duke qenë se nuk ishte aq e paqshme dhe thumbat në publik nuk munguan.

Mirëpo, duket se historia e tyre është hedhur pas krahëve totalisht tashmë.

I ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ish-reperi ka pranuar se ka rigjetur dashurinë dhe është në prag të martesës me një vajzë tjetër.

I pyetur nëse do të hynte sërish në një lidhje me Arbenitën nëse do të mund të kthente kohën pas, Fero befasoi me deklaratën e tij të drejtpërdrejtë:

Jo, kurrë s’do t’i hyja asaj lidhjeje, me gjithë respektin, sepse prej asaj lidhjeje kam një vajzë, por po ta ktheja kohën, s’do i hyja asaj lidhjeje kurrë”.