Tjetër zarf i zi vjen në shtëpinë vip. Banorët janë ndëshkuar nga produksioni për thyerjen e një prej rregullave kryesor.
Duket se një pjesë e tyre nuk kanë zbatuar orarin e zgjimit dhe si pasojë Vëllai i Madh iu ka mbyllur dhomën e gjumit për një kohë pa afat.
“Për shkak të moszbatimit të rregullit të zgjimit nga gjumi dhe të nisjes së aktiviteteve ditore në kohë, Vëllai i Madh ka vendosur që të mbyllë derën e dhomës së gjumit në një afat të papërcaktuar”, shkruhej në zarf.