Këngëtari Vserlo, i cili iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Albania në ditën e 57-të të edicionit të katërt, ka qenë një nga personazhet më të komentuar brenda shtëpisë.
Ai është përfshirë në disa debate të ashpra, veçanërisht me Gjestin, me të cilin ka pasur përplasje të vazhdueshme, përfshirë konfrontime fizike dhe ngacmime verbale.
Përveç dinamikave të tij brenda shtëpisë, në rrjetet sociale janë shfaqur aludime për orientimin e tij seksual.
Në një diskutim brenda shtëpisë, Tiri e pyeti drejtpërdrejt “A je gay?”, ndërsa Vserlo refuzoi të jepte një përgjigje.
Sot, një video e publikuar nga TikToker-i i njohur, Andrea ka ndezur edhe më shumë debatet. Në këtë video, Vserlo shihet duke u puthur në buzë me një djalë, çka ka sjellë një sërë reagimesh dhe komentesh nga publiku.
Siç ndodh shpesh me personazhet e Big Brother VIP, edhe kjo ngjarje është bërë temë diskutimi mes ndjekësve të reality show-t.