Jozi, i ftuar në emisionin Wake Up në Top Channel, ka sqaruar marrëdhënien e tij me Valbonën, duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm një miqësi e fortë dhe asgjë më shumë.
“Valbonën gjithmonë e kam cilësuar shoqen time, nuk e kam parë kurrë me atë shikimin tjetër,” – u shpreh ai, duke shtuar se fillimisht e njihte pak, por afrimiteti mes tyre u forcua gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Ai gjithashtu pranoi se Valbona ka ndikuar në qëndrimin e tij në shtëpi, duke e ndihmuar dhe mbështetur emocionalisht. “Ka kontribuar në qëndrimin tim brenda shtëpisë,” – tha Jozi, duke lënë të kuptohet se e vlerëson shumë raportin e tyre.
Për të shmangur spekulimet, ai sqaroi se një shok i përbashkët ka qenë faktori kryesor që i ka afruar me njëri-tjetrin. “Kemi një shok të përbashkët, Valbona e ka si vëlla, ky na ka lidhur me njëri-tjetrin,” – u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Valbona më parë kishte deklaruar se Jozi është shok me vëllezërit e saj, një pohim që më vonë rezultoi jo i saktë, duke hapur terren për interpretime të ndryshme mbi raportin e tyre.