Gjatë mbrëmjes së djeshme në Big Brother VIP Albania, banorët u surprizuan me veshje të personalizuara që përmbanin simbole dhe figura historike shqiptare.
Një nga dhuratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte bluza e dhuruar për Gjestin, e cila kishte të ilustruar tre figura të mëdha historike shqiptare: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Adem Jashari, Çerçiz Topulli
Megjithatë, një moment i papritur shkaktoi të qeshura në shtëpi. Teksa shihte figurat e vizatuara në bluzë, Gjesti kishte vështirësi të njihte Çerçiz Topullin. Për shkak të stilit artistik të vizatimit, ai e ngatërroi figurën me Jezusin, duke nxitur reagime dhe komente nga banorët e tjerë.
Pas disa çastesh, banorët i shpjeguan se bëhej fjalë për luftëtarin patriot Çerçiz Topulli, një figurë kyçe e Rilindjes Kombëtare dhe luftës për pavarësi.