Situata e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Big Brother VIP Albania, ku Gjestit iu dhurua një bluzë me figurat historike Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Adem Jashari dhe Çerçiz Topulli, ka sjellë reagime të shumta.
Teksa ai njohu dy prej tyre, ngatërroi Çerçiz Topullin me Jezusin, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.
Për këtë moment ka reaguar edhe aktori Jul Deda, i cili me ironi shkroi në InstaStory:
“Tjetri ngatërron Çerçizin me Jezusin. Shiko Çerçizin edhe mund të mos e njohësh se mbase s’ke lexuar për të, por mos të njohësh Jezusin është pak problem…”
Ky koment ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë ndarë opinione të ndryshme mbi gafën e Gjestit dhe ironinë e Dedës.