Ledion Liço dhe Arbër Hajdari krijuan një moment humoristik në studion e Big Brother VIP Albania, pas takimit të Rozana Radit me mbesën e saj.
Gjatë bisedës, Ledioni tha se janë me fat ata që kanë teze apo halla, por ai vetë nuk ka një teze.
Në këtë moment, Arbër Hajdari ndërhyri me një batutë, duke i sugjeruar se mund t’i falte një teze. Ky shkëmbim fjalësh u bë viral në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen dhe reagime të shumta nga publiku.
Ledioni reagoi më pas në Instagram, duke ndarë një imazh dhe duke shkruar me humor: “Mirëmëngjes Yje! Duke gjykuar nga mesazhet tuaja, të gjithë jeni të gatshëm të më ‘falni’ një teze.” Ai shtoi gjithashtu: “Nuk di ç’të mendoj për këtë. Ju dua!”
Ndërkohë, në spektaklin e së martës, Krisa Çaushi u eliminua nga gara e Big Brother VIP Albania.