Ditën e djeshme, Valbona Mhilli bëri një deklaratë të fortë për Gerta Gixharin.
Ajo deklaroi se teksa ishin pjesë e një klubi kohë më parë, Gerta ka flirtuar me meshkuj të tjerë. Theksojmë që Gerta është e martuar dhe me fëmijë.
Mirëpo duket se sulmet e Valbonës ndaj Gertës nuk kanë mbaruar!
Sot në Prime, Valbona ka bërë një tjetër deklaratë të bujshme, duke shtuar se “Gerta duhet të ketë kujdes me kërcimet [provokuese] që i bën Gjestit”. Këtu ndërhyn menjëherë Ledioni dhe i ndërpret fjalën Valbonës, duke ndaluar situatën të rëndohet.