Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Loredana dhe Rozana kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën, duke nxitur një reagim nga Joz Marku.
Edhe pse Loredana ka refuzuar disa herë të flasë për të brenda shtëpisë, Jozi nuk është ndalur së mbështeturi atë publikisht.
Në një postim në Instastory, ai ka shpërndarë një foto nga palestra, ku thekson muskujt e tij, të shoqëruar me një mesazh:
“Kur frika e Luanit zhduket, hijenat tentojnë të shndërrohen në mbretëresha.”
Ky mesazh duket një thumb i drejtpërdrejtë për Rozanën, pas tensioneve që kanë lindur mes saj dhe Loredanës.