Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vijojnë të jenë të tensionuara, dhe këtë herë, protagonistet ishin Egli dhe Valbona.
Në një diskutim mbi sjelljen e Gertës, Egli është shprehur e indinjuar duke theksuar se askush nuk mund ta denigrojë atë brenda shtëpisë.
Egli: “Nuk mund të më denigrojë mua asnjë këtu brenda.”
Në përgjigje, Valbona e ka përballur me një deklaratë mbi ndjenjat e saj ndaj Gjesti:
“Ti e ke pranuar që e do Gjestin. Mua çfarë nuk më është thënë këtu.”
Por Egli ka vazhduar të mbrohet, duke akuzuar Gertën për komentet e saj dhe duke u shprehur se ajo nuk do të lejojë askënd ta sulmojë:
“Ajo më tha je maniake dhe më tha ‘ti atij i je dhënë e gjitha’. E na vjen në krevat kjo. Paska qenë e thekur për intimitet, për atë të fundit fare. Nuk jam djegur unë akoma, nuk shquhem për qejflie. Nëse ti je, ik shfryje në vend tjetër, mos hajde të më bish mua në qafë. La kokrrën e namit, budallaqja, nuk më del dot përballë.”