Ditët e fundit, brenda Big Brother VIP Albania është vënë re një sjellje bullizuese ndaj Loredanës, që ka shkaktuar reagime edhe jashtë shtëpisë.
Një nga personat që ka reaguar është Xheneta Fetahu, finalistja e Big Brother VIP Kosova, e cila ka ndarë një video ku shfaqen momentet kur banoret sulmojnë Loredanën.
Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Xheneta ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj ndaj Rozana Radit, duke shkruar: “Ahh të kisha qenë aty, ta kisha treguar sesi kishe fol moj Rozi!”