Një deklaratë e bërë nga Rozana Radi gjatë një bisede me Livian brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka shkaktuar debat në rrjet.
Gjatë diskutimit, Rozana reagoi ndaj një akuze të bërë nga një banore tjetër, e cila e kishte quajtur atë homofobe.
Në përpjekje për t’u mbrojtur, Rozana u shpreh: “Si mund të më akuzojë ajo mua për homofobe, kur unë rri gjithë ditën me Gjestin?”
ca nenkupton o rozana? #bbvipal4
pic.twitter.com/LGaUGWPMMS— Melody (@Melody170441899) February 18, 2025
Me këtë përgjigje, Rozana ka lënë të kuptohet se dyshon në orientimin seksual të Gjestit, ndërsa videoja e momentit është bërë virale.