Debati mes Valbona Mhillit dhe Gerta Gixharit ka arritur një pikë kritike, duke e shtyrë Valbonën të deklarojë hapur se do të ndërmarrë veprime ligjore për shpifje.
Gjatë një bisede me Rozana Radin, Valbona shprehu indinjatën e saj për komentet që janë bërë rreth saj, duke i konsideruar ato si një sulm ndaj moralit të saj.
“O Roza, po luan me moralin tim. Ti ma ke thënë një gjë dhe pastaj menjëherë e ke përmendur ‘trekëndëshin’ me G Ban, Laertin dhe ty,” u shpreh ajo.
Rozana u përpoq ta qartësonte situatën, duke thënë se nuk e kishte përmendur atë në atë kontekst: “S’e kam thënë për atë punë. Ta tha Ledioni ‘treshe’ dhe ju iu hodhët ‘trekëndësh’.”
Megjithatë, Valbona këmbënguli se ndiente se ishte keqinterpretuar dhe se fjalët e saj po përdoren kundër saj. Ajo deklaroi se Gerta duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e saj dhe paralajmëroi se do ta padisë për shpifje.
“Ajo vajza ka dalë me zarf të zi. Duhet të mbajë përgjegjësi, o Rozi. Janë 60 ditë, kam njerëz jashtë. Kam avokatët e mi. Unë do t’i ngre padi kësaj vajze për shpifje,” theksoi Valbona, duke lënë të kuptohet se nuk do ta lërë çështjen të kalojë pa veprim.