Shtëpia e Big Brother VIP Albania është përfshirë sërish nga një debat i ashpër mes Gertës dhe Rozanës, dy prej banoreve që duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët.
Gjatë ditës së sotme, situata mes tyre ka degraduar në një konflikt verbal dhe fizik, duke bërë që produksioni të ndërhyjë.
Gjithçka nisi kur Gerta i tha Rozanës:
“Shko merr një tufë me ilaçe dhe hajde luaj”
Një deklaratë e tillë nuk u prit mirë nga Rozana, e cila iu përgjigj menjëherë:
“Dëgjo këtu, ato ilaçe i marr për shtatzëninë.”
Por përplasja nuk u ndal këtu. Më vonë, tensioni arriti kulmin kur Gerta po përpiqej të bënte dush, ndërsa Rozana nuk e linte duke i mbajtur derën hapur. E irrituar nga situata, Gerta mori kokën e dushit dhe e spërkati Rozanën për disa sekonda në fytyrë dhe trup.
Në këtë moment, produksioni ndërhyri menjëherë duke paralajmëruar: “Gerta, kujdes mikrofonin!”.
Kujtojmë që Gerta është përjashtuar më parë me një zarf të zi, por u rikthye në lojë pas një televotimi nga publiku. Pas incidentit të sotëm, Rozana ka paralajmëruar Gertën duke i thënë:
“Ke për të dalë sërish me zarf të zi!”
Pas gjithë kësaj përplasjeje, Rozana ka shpërthyer në lot, e prekur nga situata e rënduar mes tyre.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa për këtë ngjarje.