G-Bani ka tërhequr vëmendjen me një postim të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë Xheneta Fetahut.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga qëndrimi në Kosovë, duke e shfrytëzuar rastin për të uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me mesazhin: “Urime festën e Pavarësisë.”
Ky postim ka ngjallur reagime të shumta, veçanërisht pas përjashtimit të tij nga Big Brother VIP Albania pas një incidenti me Gjestin.
Tani, shumë fansa po spekulojnë mbi raportin mes tij dhe Xhenetës, duke u pyetur nëse mes tyre ka më shumë se një miqësi.