Hoxhë Kalaja për banorin e ri: “Për tu habitur. Mos del dhe Gjesti kështu…”

Deklarata e Hoxhë Kalasë kundër banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Vserlo, po merr mjaft vëmendje në rrjet.

Ai ka komentuar ashpër mbi hyrjen e tij në shtëpi, por ka dhënë një koment edhe për “Big Brother-in”.

Në një video të fundit, ai shprehet:

I kanë futur të gjithë burrë me burrë këtë vit. Normal, kështu mutacionesh dalin rrugës. Për t’u habitur për Zotin! Na rroftë Gjesti. Inshallah s’na del dhe Gjesti kështu. Zot i madh! Sprovë e madhe. Ai është një vend që nuk preferohet për një njeri normal. Është haram me e ndjek Big-un!”