Egli merr mesazhin prekës nga nëna e saj, pas sulmeve në Big Brother! (Foto)

Përmes platformës ‘Big Love’, banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka marrë një mesazh prekës nga nëna e saj.

Nëna e Eglit e falenderoi atë për sjelljen e saj të matur dhe për faktin që ka ruajtur integritetin brenda shtëpisë, duke mos ofenduar askënd.

Ajo vlerësoi përzemërsinë e vajzës së saj dhe aftësinë për të dhuruar përqafime edhe ndaj atyre që nuk janë treguar mirë me të.

Mesazhi i plotë i nënës së Eglit:

Mamka. Faleminderit që nuk ke ofenduar njeri. Faleminderit që i ke dhënë një përqafim në moment të vështirë edhe atyre që janë sjellë keq me ty. Na mungon shumë dhe mos harro, na ke krahë në çdo moment.”

Ky mesazh e ka emocionuar Eglin, e cila nuk i ka mbajtur dot lotët.