Big Brother VIP Albania ka qenë sërish skenë debatesh të forta mes banorëve. Këtë herë, protagonistet kanë qenë Valbona dhe Gerta, të cilat janë përplasur ashpër në një debat që ka bërë bujë.
Gjatë debatit, Valbona ka akuzuar Gertën për sjellje të pamoralshme dhe ka treguar një episod nga jeta e tyre jashtë shtëpisë.
Deklarata e Valbonës:
“O femër e pamoralshme! Ti që dehesh rrugëve nëpër klubet e Tiranës. Në të njëjtin klub kemi qenë kur ti je dehur atje dhe më ke thënë në orën 4 të mëngjesit: ‘Hajde, ikim në një klub tjetër’. Ti, e martuar, duke flirtuar me të tjerët. Të kam thënë do të ruaj, por nuk të ruaj më!”, – ka thënë Valbona.
Pas kësaj deklarate, Gerta ka shpërthyer ndaj Valbonës, ndërsa shton: “Është gjëja më e shenjtë që kam. Dhe nuk e kam prekur kurrë atë gjë”