Mbrëmjen e djeshme, Egli Tako u vu në qendër të kritikave për afrimitetin e saj me Gjestin, duke marrë vëmendjen e opinionistëve dhe moderatorit të Big Brother VIP Albania 4.
Neda Balluku, Arbër Hajdari dhe Ledion Liço shprehën hapur pakënaqësinë e tyre ndaj mënyrës se si Egli i qëndron vazhdimisht afër Gjestit, duke e konsideruar këtë sjellje si të tepruar dhe të dëmshme për imazhin e saj jashtë shtëpisë.
Por këto kritika nuk kanë kaluar pa reagime. Rezarta Shkurta, një personazh i njohur në botën e artit dhe medias, ka dalë në mbrojtje të Eglit, duke e krahasuar situatën e saj me atë të Kiara Titos, dy vite më parë, në raportin e saj me Luiz Ejllin.
Në një postim në InstaStory, Rezarta kujton sesi Kiara u sulmua në atë kohë, fillimisht sepse nuk shprehte mjaftueshëm ndjenjat për Luizin dhe më pas sepse e bënte shumë hapur:
“M’u kujtua sot dikur… Kiara. Që e sulmonin aq shumë. Dikur pse s’e shfaqte mjaftueshëm dashurinë. Pastaj pse e shfaqi aq shumë dashurinë. Edhe këtë vajzën po e sulmojnë po aq shumë sot…”
Kjo deklaratë ka nxitur debat mes fansave të Big Brother, duke ngritur pyetjen: A po gjykohet Egli në mënyrë të padrejtë, ashtu si Kiara dikur?
Ndërsa kritikat ndaj saj vazhdojnë, mbetet për t’u parë se si Egli do ta menaxhojë këtë situatë dhe nëse do të ndikojë në lojën e saj brenda shtëpisë.