Reperi i njohur Stresi ka bërë një postim ironik në Instagram, duke thumbuar një nga banorët e rinj të Big Brother VIP Albania 4, Vserlo.
Ai ka shpërndarë një foto të banorit gjatë një debati dhe ka bërë një koment ku përmend përvojën televizive të disa njerëzve, duke e lidhur me zgjedhjet në SHBA dhe Donald Trump.
Në postimin e tij, Stresi gjithashtu e krahason banorin me stilistin e njohur Joni Peçi, duke shprehur habinë për këtë ngjashmëri.
Në fund, reperi ka lënë të kuptohet një lloj zhgënjimi për situatën në Shqipëri, një koment që ka ngjallur reagime të ndryshme mes ndjekësve të tij.