Është lojë? Motra e Gjestit komenton në “Fan Club” romancën e tij me Eglin: “Ajo është…”

Në një intervistë të fundit në “Big Brother VIP Fan Club”, Blerina, motra e Gjestit, ndau mendimet e saj mbi qëndrimin dhe marrëdhëniet e vëllait të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

E pyetur nëse beson që Egli po luan një lojë, Blerina u përgjigj qartë:
Jo, nuk e mendoj. Sa e njoh unë, jo.”

Sa i përket mundësisë së një romance mes Gjestit dhe Eglit, ajo u shpreh e hapur ndaj çdo vendimi që ata mund të marrin:
Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër. Është shumë e mirë, shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.”

Lidhur me përplasjet e ashpra të Gjestit me Jozin dhe G-Banin, motra e tij tregoi që familja e ka përjetuar jo fort mirë këto situata:
Normal që nuk jemi ndjerë mirë, por nuk kemi pasur ndonjë mendim; ka ndodhur.