Ledion Liço, moderatori i Big Brother VIP Albania, ka treguar një gjest domethënës në spektaklin e sotëm duke shfaqur respektin dhe mbështetjen e tij për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai është shfaqur me një aksesor të flamurit të Kosovës në xhaketën e tij, një detaj simbolik që nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku.
Përmes një postimi në Instagram, Ledioni ka ndarë një imazh të pamjes së tij, duke theksuar këtë aksesor që përfaqëson një shenjë respekti ndaj Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Ky veprim ka marrë vëmendjen dhe vlerësimin e ndjekësve, të cilët e kanë përshëndetur si një gjest domethënës.
Kjo tregon edhe një herë lidhjen dhe dashurinë mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke bërë që kjo mbrëmje në BBVA të ketë një frymë më festive dhe simbolike.
Ndërkohë, në këtë spektakël pritet të ndodhin edhe hyrje të reja dhe surpriza për banorët e shtëpisë.