Banori më i ri i Big Brother VIP Albania, Vserlo, ka hyrë menjëherë në lojë duke shkaktuar tensione dhe debate me disa prej banorëve, si Gjesti dhe Valbona.
Qasja e tij provokuese ka tërhequr vëmendje si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, duke bërë që shumë të reagojnë për sjelljen e tij.
Një nga personat që ka komentuar hyrjen e tij është aktori Juli Deda, i cili në një postim në TikTok ka ndarë një video me mbishkrimin: “Ky [banori i ri] më duket se ia ka hipur kalit mbrapsht.”
Përmes këtij reagimi, Juli ka shprehur mendimin e tij për qasjen e Vserlos në lojë, duke lënë të kuptohet se e sheh si një lojtar impulsiv dhe të paqëndrueshëm.