Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania ishte plot dinamika, ku Indriti u eliminua pas një nominimi të fortë, ndërsa katër banorë të rinj iu bashkuan shtëpisë: Kelly, Vserlo, Rizarta dhe Ola.
Por hyrja e tyre nuk kaloi pa drama. Vetëm pak minuta pas futjes në shtëpi, Vserlo u përfshi në një debat të ashpër me Gjestin, duke tensionuar menjëherë atmosferën.
Gjithçka nisi kur Gjesti e komentoi energjinë e Vserlos si “negative”, një vërejtje që e irritoi banorin e ri. Në një moment provokues, Vserlo iu afrua shumë Gjestit, duke i hyrë në hapësirën personale dhe duke tentuar ta nxjerrë nga vetja.
Pas këtyre ngjarjeve, debati mes Gjestit dhe Vserlos nuk u ndal me kaq. Tensionet mes tyre vazhduan, duke kulmuar me një tjetër përballje ballë për ballë. Gjestit nuk i pëlqeu sjellja provokuese e Vserlos, ndërsa ky i fundit nuk nguroi ta sfidonte.
Në një moment të tensionuar, Vserlo iu drejtua Gjestit me tone të ashpra:
“Pse me budallallëqe do ecësh ti? O ti njeri i vogël përballë meje. Ja, të kam shkelur unë tani ty” – tha ai.