Aulona Musta “shpërthen” ndaj Gjestit: “Do nuse t’i lajë rrobat. Është tralala…”

Gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta ka bërë një analizë të detajuar mbi raportin mes Gjestit dhe Eglit, një nga çiftet më të komentuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka ndarë opinionin e saj mbi sjelljen e dy banorëve dhe dinamikat e fundit mes tyre.

Aulona e nis analizën e saj duke përshkruar qëllimet e Gjestit në BBVA, duke nënvizuar se ai nuk ka hyrë për të gjetur dashurinë, por për famë dhe karrierë:

Gjesti është 24 vjeç…është tralala zura një galë. Para 7 muajsh është ndarë nga dashuria e jetës së tij që s’do ta harrojë kurrë (siç tha), para 3 muajsh u lidh me një tjetër vajzë dhe pati një raport shumë intensiv… Gjesti siç e tha dhe vetë do famën, karrierën, do të bëjë hite, të ketë sa më shumë koncerte, nuk ka hyrë Gjesti në Big Brother që të gjejë dashurinë e jetës, as që të bëhet baba kur të dali dhe as të krijojë përrallën e bukur ata u njohën në Big Brother dhe jetuan të lumtur përgjithmonë. Max që do Gjesti nga një femër në Bb është dikë që t’i lajë rrobat, ta argëtojë kur ai është i mërzitur apo s’është në terezi, të kapi ndonjë fërkim me këmbë poshtë batanijes se helbete 4 muaj i mbyllur dhe të vazhdojë jetën pa drama reale, të vetmet drama që i duhen janë ato në lojë. Gjinia femërore Gjestiti shërben vetëm për Bb. Kur të dali nga shtëpia ai e di që do t’i vijnë koncertet, lekët e bashkë me to edhe gocat. Pas një lidhje 5 vjeçare që në moshë 19 vjeçare, pas 4 muaj që me sh mundësi do bëhen 5 dhe 6 në izolim, gjëja e fundit që do Gjesti është një “nuse”. Prandaj dhe nuk i jep më shumë Eglit, pavarsisht se ndonjë tërheqje mund të ndjejë, por i ka të qarta synimet dhe një histori dashurie me fund të lumtur pas Big Brother nuk është një ndër”

Ajo e konsideron sjelljen e tij si të ftohtë dhe të qëllimshme, duke e akuzuar se po tallet me Eglin dhe po e shfrytëzon situatën për lojë.

Nga ana tjetër, Aulona nuk kursen as kritikat ndaj Eglit, duke e përshkruar si një person të fiksuar dhe të lënduar nga marrëdhënia e saj me Gjestin:

Sjellja e Eglit nuk është e duhura padyshim, është sjellja e një njeriu të dashuruar/fiksuar dhe të lënduar, është sjellja e dikujt që po i del vetja nga kontrolli ditë pas dite, ama edhe sjellja e Gjestit nuk është më pak e gabuar! Këtë njeriun që të ka ndjenjur afër, që të ka përkrahur në çdo moment, që ke thënë se e vlerëson dhe e ke shumë xhan dhe tani e shikon në këtë gjendje, nuk të dhimbset sa ta trajtosh sëpaku në mënyrë njerëzore pa i kënduar kur ajo është duke qarë?
Egli obsesive, Gjesti narcist, kjo është fytyra e një marrëdhënie totalisht të pashëndetshme dhe të gabuar nga të dyja anët. Ama një burrë i vërtetë di si të të largojë nga vetja pa të bërë palaço, pa tallur menderen me ty, pa marrë kënaqësi nga vuajtja dhe lotët e tu”

Ajo thekson se marrëdhënia mes tyre është e pashëndetshme dhe e dëmshme për të dy, duke e cilësuar Gjestin si narcist dhe Eglin si obsesive.

Egli më duket sikur çdo moment që flet, çdo gjë që thotë, e bën duke pasur frikë mos mërzit Gjestin. Është si e trembur çdo moment se mos Gjesti i largohet. Bën me faj veten për çdo gjë dhe justifikon çdo veprim të Gjestit, çdo injorim, tallje, përbuzje të tij. Dhe kur e kupton këtë në momente të caktuara, bëhet agresive, qan, vuan. Dhe pastaj kthehet prapë nga e para, duke u futur në një rreth vicioz pa krye e pa fund“.

Aulona gjithashtu shpreh shqetësimin për mënyrën sesi trajtohet hapësira personale dhe respekti në një marrëdhënie, duke vënë theksin tek fakti se femrat duhet të respektojnë hapësirën e meshkujve dhe mos t’i prekin kur ata nuk duan.