Gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta ka bërë një analizë të detajuar mbi raportin mes Gjestit dhe Eglit, një nga çiftet më të komentuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.
Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka ndarë opinionin e saj mbi sjelljen e dy banorëve dhe dinamikat e fundit mes tyre.
Aulona e nis analizën e saj duke përshkruar qëllimet e Gjestit në BBVA, duke nënvizuar se ai nuk ka hyrë për të gjetur dashurinë, por për famë dhe karrierë:
“Gjesti është 24 vjeç…është tralala zura një galë. Para 7 muajsh është ndarë nga dashuria e jetës së tij që s’do ta harrojë kurrë (siç tha), para 3 muajsh u lidh me një tjetër vajzë dhe pati një raport shumë intensiv… Gjesti siç e tha dhe vetë do famën, karrierën, do të bëjë hite, të ketë sa më shumë koncerte, nuk ka hyrë Gjesti në Big Brother që të gjejë dashurinë e jetës, as që të bëhet baba kur të dali dhe as të krijojë përrallën e bukur ata u njohën në Big Brother dhe jetuan të lumtur përgjithmonë. Max që do Gjesti nga një femër në Bb është dikë që t’i lajë rrobat, ta argëtojë kur ai është i mërzitur apo s’është në terezi, të kapi ndonjë fërkim me këmbë poshtë batanijes se helbete 4 muaj i mbyllur dhe të vazhdojë jetën pa drama reale, të vetmet drama që i duhen janë ato në lojë. Gjinia femërore Gjestiti shërben vetëm për Bb. Kur të dali nga shtëpia ai e di që do t’i vijnë koncertet, lekët e bashkë me to edhe gocat. Pas një lidhje 5 vjeçare që në moshë 19 vjeçare, pas 4 muaj që me sh mundësi do bëhen 5 dhe 6 në izolim, gjëja e fundit që do Gjesti është një “nuse”. Prandaj dhe nuk i jep më shumë Eglit, pavarsisht se ndonjë tërheqje mund të ndjejë, por i ka të qarta synimet dhe një histori dashurie me fund të lumtur pas Big Brother nuk është një ndër”
Ajo e konsideron sjelljen e tij si të ftohtë dhe të qëllimshme, duke e akuzuar se po tallet me Eglin dhe po e shfrytëzon situatën për lojë.
Nga ana tjetër, Aulona nuk kursen as kritikat ndaj Eglit, duke e përshkruar si një person të fiksuar dhe të lënduar nga marrëdhënia e saj me Gjestin:
“Sjellja e Eglit nuk është e duhura padyshim, është sjellja e një njeriu të dashuruar/fiksuar dhe të lënduar, është sjellja e dikujt që po i del vetja nga kontrolli ditë pas dite, ama edhe sjellja e Gjestit nuk është më pak e gabuar! Këtë njeriun që të ka ndjenjur afër, që të ka përkrahur në çdo moment, që ke thënë se e vlerëson dhe e ke shumë xhan dhe tani e shikon në këtë gjendje, nuk të dhimbset sa ta trajtosh sëpaku në mënyrë njerëzore pa i kënduar kur ajo është duke qarë?
Egli obsesive, Gjesti narcist, kjo është fytyra e një marrëdhënie totalisht të pashëndetshme dhe të gabuar nga të dyja anët. Ama një burrë i vërtetë di si të të largojë nga vetja pa të bërë palaço, pa tallur menderen me ty, pa marrë kënaqësi nga vuajtja dhe lotët e tu”
Ajo thekson se marrëdhënia mes tyre është e pashëndetshme dhe e dëmshme për të dy, duke e cilësuar Gjestin si narcist dhe Eglin si obsesive.
“Egli më duket sikur çdo moment që flet, çdo gjë që thotë, e bën duke pasur frikë mos mërzit Gjestin. Është si e trembur çdo moment se mos Gjesti i largohet. Bën me faj veten për çdo gjë dhe justifikon çdo veprim të Gjestit, çdo injorim, tallje, përbuzje të tij. Dhe kur e kupton këtë në momente të caktuara, bëhet agresive, qan, vuan. Dhe pastaj kthehet prapë nga e para, duke u futur në një rreth vicioz pa krye e pa fund“.
Aulona gjithashtu shpreh shqetësimin për mënyrën sesi trajtohet hapësira personale dhe respekti në një marrëdhënie, duke vënë theksin tek fakti se femrat duhet të respektojnë hapësirën e meshkujve dhe mos t’i prekin kur ata nuk duan.