U desh Dita e Shën Valentinit që Capital T të konfirmonte lidhjen me Adrola Dushin (Foto)

Reperi i njohur, Capital T, duket se më në fund ka konfirmuar lidhjen me modelen Adrola Dushi, një romancë që prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes.

Në Ditën e Shën Valentinit, ai publikoi një fotografi ku shfaqej i ulur pranë detit me një vajzë misterioze, duke krijuar një atmosferë romantike.

Megjithëse në pamje të parë ai nuk e zbuloi hapur identitetin e saj, disa detaje në foto e bëjnë të qartë se vajza në krah të tij është pikërisht Adrola Dushi.

Capital T dhe Adrola Dushi

Silueta elegante, flokët e zinj dhe çanta luksoze “YSL” janë elemente që kanë tërhequr vëmendjen e fansave. Për më tepër, veshja e vajzës në foto përputhet me disa imazhe që Adrola ka ndarë në Instagramin e saj, duke mos lënë më vend për dyshime.

Këto detaje konfirmojnë njëherë e mirë se Capital T dhe Adrola Dushi janë bashkë, duke i dhënë fund aludimeve të deritanishme.