Stresi dhe ish-bashkëshortja e tij, Keisi, kanë ndezur sërish rrjetin me postimet e tyre në Ditën e Shën Valentinit, duke lënë të kuptohet se mund të jenë rikthyer krah njëri-tjetrit.
Keisi publikoi një foto me mbishkrimin “së shpejti”, ku kishte etiketuar edhe Stresin. Ky i fundit e ripostoi menjëherë, duke shtuar akoma më shumë kuriozitet mbi atë që po ndodh mes tyre.
Këto veprime kanë bërë që ndjekësit të spekulojnë për një ribashkim të çiftit, pasi dyshja ka pasur gjithmonë një raport të ngushtë, pavarësisht ndarjeve të mëparshme.
Megjithëse nuk ka ende një konfirmim të qartë nga asnjëri prej tyre, shumë fansa besojnë se Stresi dhe Keisi mund të kenë vendosur t’i japin edhe një shans dashurisë së tyre. Nga ana tjetër, ka edhe ata që mendojnë se bëhet fjalë thjesht për një projekt të ri muzikor.
Kujtojmë se historia e tyre ka qenë gjithmonë në vëmendjen e publikut, që nga martesa në 2019 deri te ndarja dhe afrimiteti i vazhdueshëm mes tyre.