Gjatë spektaklit të mbrëmjes në Big Brother VIP Albania, një moment shumë emocional u transmetua për publikun, ku Gjesti rrëfeu historinë e tij të jetës.
Ai foli për sfidat e fëmijërisë, marrëdhënien e tij të fortë me motrën, vështirësitë që ka kaluar familjarisht, si dhe periudhën e largimit të tij nga shtëpia në një moment të vështirë.
Ky rrëfim preku jo vetëm banorët e tjerë, por edhe publikun, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar emocionalisht.
Moderatori Ledion Liço, me humor, e priti rrëfimin e tij me fjalët: “Hej nub, ta kam dridh unë sot…”, një shprehje që shtoi një notë më të lehtë pas gjithë emocioneve të ndara nga Gjesti.
Surpriza më e madhe për të erdhi kur motra e tij hyri në shtëpi, duke e emocionuar deri në lot.
Ky moment preku thellë publikun, duke e bërë një nga çastet më të ndjera të këtij sezoni të BBVA.