Pas dramës së bujshme me ish-partnerin e saj, reperin Fero, modelja Arbenita Ismajli ka ndezur sërish rrjetin me një postim të fundit.
Në Ditën e Shën Valentinit, ajo ndau në Instagram një foto me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq, një dhuratë tipike romantike, duke lënë ndjekësit të spekulojnë mbi statusin e saj aktual.
Modelja nuk ka zbuluar se nga kush e ka marrë këtë surprizë, por fakti që vjen pas polemikave me Fero-n e bën situatën edhe më intriguese. Kujtojmë që në dhjetor 2024, reperi publikoi një foto të Arbenitës në Dubai me një burrë, të cilin e quajti “Hasan”, duke pretenduar se ishte partneri i ri i saj.
Arbenita e mohoi menjëherë këtë, duke shpjeguar se bëhej fjalë për një agjent të pasurive të paluajtshme dhe duke e quajtur Fero-n një “psikopat të çmendur” për akuzat e tij.
Tani, me këtë postim të fundit, fansat po pyesin: A është ky një mesazh indirekt për Fero-n? Apo Arbenita ka vërtet një lidhje të re?