Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka treguar hapur mbështetjen e tij për Gjestin, i cili aktualisht është një nga banorët e Big Brother VIP Albania dhe ndodhet në nominim për eliminim.
Në një postim në InstaStory, Driloni ka publikuar një bisedë private me mamanë e tij, e cila i kërkon që ta ndihmojë Gjestin për të shpëtuar nga eliminimi:
“Drilon djali jem, Gjestin e paskan nominu prap, duhet me përkrah edhe me votu për to. Bën çka të kesh mundësi, se nuk e ka meritu me dal nominim. Krejt janë dalë kundër tij, qysh kanë qenë kundër teje. Duhet edhe Gjesti me fitu.”
Ky mesazh i nënës së tij tregon një paralelizëm mes përvojës së Drilonit në BBV Kosova dhe rrugëtimit të Gjestit në BBV Albania, duke sugjeruar se ai po përballet me një situatë të ngjashme ku shumë banorë janë kthyer kundër tij.
Driloni e ka shoqëruar këtë postim me mesazhin: “Krejt familja me ty, Gjesti!”, duke treguar mbështetje të plotë për të.