Luiz Ejlli ka habitur ndjekësit e tij në Instagram me një postim të papritur, ku shfaq një ndryshim drastik në pamje.
Në një video të ndarë në InstaStory, këngëtari shfaqet me një trup tërësisht të transformuar, me muskuj të skalitur dhe një fizik mbresëlënës.
Megjithatë, e vërteta qëndron ndryshe. Fotoja është e modifikuar me inteligjencë artificiale dhe nuk pasqyron realitetin.
Luizi, i njohur për humorin e tij të veçantë, e ka shpërndarë këtë imazh me një dozë ironie dhe argëtimi për ndjekësit e tij.