Pas disa debatesh të ashpra, duket se raporti mes Eglit dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania është përmirësuar.
Mbrëmjen e djeshme, ndërsa ndodheshin në krevat, Egli i kërkoi falje Gjestit që nuk i kishte besuar ndjenjave të tij, duke i propozuar që të sqarojnë njëherë e mirë raportin mes tyre dhe gjithashtu ndjenjat e tij për ish-partneren Xheneta Fetahu.
Xheneta u bë shkak për tension mes tyre pasi në një intervistë në Fan Club, ajo u shpreh se gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Kosova, kishte menduar se Gjesti e priste jashtë për të vazhduar lidhjen e tyre.
Kjo deklaratë duket se i krijoi dyshime Eglit mbi ndershmërinë e Gjestit, gjë që solli përplasje mes tyre.
Duke folur me Eglin, Gjesti reagoi ashpër ndaj Xhenetës, duke thënë:
“Asaj nuk i ka ndjerë brenda për mua, e le më jashtë shtëpisë. E njoh mirë. Nuk kam njohur femër më të ulët.”
I pyetur nga Egli nëse kishte qenë i vërtetë në marrëdhënien me Xhenetën, ai u përgjigj:
“Po. Shumë më ka bërë me lot, pasha Zotin. Pas gjithë të këqijave, unë prapë kam qenë i vërtetë. E ula veten shumë poshtë.”
Në fund, Gjesti e përmbylli bisedën me një deklaratë të fortë:
“Nuk më ka ndodhur kurrë të kem pasur një femër të tillë.”
Kjo bisedë la të kuptohet se Gjesti ka mbyllur çdo derë për Xhenetën, por mbetet për t’u parë nëse Egli do ta besojë plotësisht këtë dhe nëse marrëdhënia mes tyre do të jetë më e qëndrueshme pas kësaj përballjeje.