Edhe pse ndarja e saj me moderatorin Meriton Mjekiqi është ende e freskët, gazetarja Ilnisa Agolli ka lënë të kuptohet se Shën Valentini nuk e ka gjetur vetëm.
Nëpërmjet disa fotove të publikuara në Instagram, ajo është shfaqur e rrethuar me tullumbace në formë zemrash, lule, çokollata dhe një arush të madh, duke ngritur dyshime se ka një tjetër mashkull në krah.
Megjithëse nuk ka zbuluar identitetin e personit që i ka bërë këto dhurata, mbishkrimi i saj “Të zgjasë sa të dojë” duket si një thumb për marrëdhënien e saj të shkurtër me Meritonin.
Nga ana tjetër, edhe jeta private e moderatorit nga Kosova ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndarjes. Prej kohësh përflitet për një romancë të tij me modelen e njohur, Iren.
Në një intervistë të fundit, kur u pyet për këtë lidhje, Meriton nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por la vend për interpretime duke thënë: “Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”
Ndërkohë, ai ka konfirmuar përfundimisht ndarjen me Ilnisën, duke pranuar se nuk kanë më kontakte dhe madje as nuk janë uruar për festat e fundvitit.