Një debat me tone të larta ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP 4 mes Valbona Mhillit dhe Gerta Gixharit.
Situata është përshkallëzuar ndërsa Valbona ishte duke bërë dush dhe Gerta i është afruar, duke ndezur një debat të ashpër mes tyre.
Gerta ka nisur përplasjen duke i thënë Valbonës:
“Kënaqesh me veten se nuk t’a var njeri. Nuk di çfarë të bësh në shtëpi.”
Valbona nuk ka hezituar t’i kundërpërgjigjet:
“Po, e vërtetë, nuk ma var njeri, jam shumë e dëshpëruar. S’di çfarë të bëj fare. Shko puthu, s’di të bësh asnjë situatë, debat. Futesh te Rozana dhe bën si gore nëpër shtëpi.”
Gerta ka vijuar me ironi të forta, duke komentuar pamjen e Valbonës:
“Me një fytyrë skandaloze. Ta kam thënë njëherë se çfarë fytyre ke.”
Ndërkohë, Valbona, duke ruajtur qetësinë, është përgjigjur:
“Më ka bekuar Zoti me gjithë këtë bukuri.”
Por Gerta nuk është ndalur:
“Po ku e ke bukurinë ti moj, se kur qan duket sikur qesh dhe kur qesh duket sikur qan. Kjo është bukuria jote?”
Valbona ka mbyllur debatin me një përgjigje epike:
“Jam shumë e lumtur. Faleminderit natyrës, faleminderit Zotit, faleminderit mamit për gjithë këtë yll që ka bërë.”
Gerta ka vijuar me ironi:
“Ik moj, bukuri e shtirur.”