Zbulohet letra e Gjestit për ish-in: “O drita ime, kush ti jep lulet në vendin tim…”

Dita e Shën Valentinit ka sjellë emocione të forta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, veçanërisht për Gjestin, i cili ka ndarë një dedikim prekës për ish-partneren e tij, Diellzën.

Edhe pse fillimisht zgjodhi të mos e lexonte publikisht letrën e tij para banorëve, përmbajtja e saj është bërë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur shumë reagime.

Në vargjet e tij, Gjesti shpreh mallin dhe dhimbjen që ndjen pas ndarjes, duke dhënë një mesazh të qartë se ndjenjat e tij për Diellzën nuk janë shuar.

Letra e Gjestit:

E dashur ishe D.
Oj drita jem, kallxom natën ku po flen
O bebi jem, kallxom n’cilin krah po flen
O drita jem, Shën Valentini pa ty po m’xën
O bebi jem, kush po t’bjen lule n’venin tem?

Ti s’mundesh me kon e tjetër kujt, ti je e jemja
Ti je my bebim, je my shpirt, je my zemër
Prej meje mund të ikë trupi, e jo nuk të ik menja
Ti s’mund me m’harru kurrë, hala për mu t’rreh zemra.

A m’ke harru be?
A m’ke harru bre?
Sa herë flej e çohna, nuk po mund pa t’kujtu bre.
Veç ty jom ka t’du,
Veç ty jom ka t’du bre
Sa herë flej e qohna nuk po mujna pa tkujtu bre
Ah, ata lot e tu…
Ah, lot e tu bre…
Shumë t’kan piku gjatë kohës kur s’je kon me mu.”