Virale/ Egli i flet Livias për Gjestin: “Do ta kap me zor…” (Video)

Pas deklaratës së Gjestit në spektaklin e së shtunës se “nuk ndjen asgjë për Eglin”, duket se situata mes dyshes po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Egli vazhdon të shfaqë përkushtimin e saj ndaj këngëtarit, gjë që ka marrë vëmendjen e publikut dhe ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.

Mirëpo në një video të shpërndarë në rrjet, Egli i shprehet Livias:
Do ta kap me zor. Nuk rri dot më, po më plas shpirti.”

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.