Sot, banorët e Big Brother VIP Albania u surprizuan me lule nga të dashurit e tyre, një gjest simbolik për festën e Shën Valentinit.
Megjithatë, Loredana pati një reagim të papritur ndaj dhuratës së Jozit, duke shprehur qartë se lulet nuk ishin ajo që priste.
“Nuk ishin fjalët që prisja, nuk ishte përgjigjja që doja. Nuk është gjithçka lojë, nuk janë fjalët që doja sot. Shumë e vështirë për të kuptuar gjendjen e tjetrit. Faleminderit Jozit për lulet, po nuk janë lulet, janë fjalët. Nuk kam nevojë për lulet, por për diçka tjetër. E kam hallin diku tjetër. Tjetër bën, tjetër thotë.”