Armaldo Kllogjeri, një nga ish-banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, ka ndezur diskutime në rrjetet sociale me postimin e tij më të fundit.
Ai ka ndarë një foto me Jozefina Topallin, ish-kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht ish-vjehrrën e Luiz Ejllit.
Ky postim ka nxitur spekulime mes ndjekësve, duke bërë që shumë të aludojnë se mund të jetë një thumb i fshehtë ndaj Luizit, me të cilin Armaldo kishte një marrëdhënie komplekse gjatë qëndrimit në shtëpi.
Kujtojmë se gjatë reality show-t, Armaldo dhe Luizi kishin ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre, nga një miqësi e mirë deri në disa përplasje të forta.