Një debat i ashpër ka ndodhur sot mes Aldos dhe Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP 4, me në qendër marrëdhënien e këtij të fundit me Egli Takon.
Aldo i kërkoi Gjestit që t’i kërkojë falje Eglit për mënyrën se si është sjellë me të, por ai refuzoi, duke thënë se nuk dëshiron të flasë për arsye se ajo nuk e ka kuptuar dhe vazhdon të dyshojë tek ai.
Pjesë nga debati:
Aldo: Ke prit ti me ardhë, nuk ke shkuar ti.
Gjesti: Unë të thashë, po luaj, po hakmerrem…
Aldo: Ti je çun princeshë, e the ti “kjo është hakmarrja ime”.
Gjesti: E unë s’dua të flas hiç pra.
Aldo: Nuk po të them pajtohu, kërkoi falje dhe vazhdo rrugëtimin tënd.
Gjesti: Kur të bindet vetë se unë me të vërtetë nuk jam ky, atëherë mund të lindë diçka. Sillu ndryshe, jepja krejt lirinë me më besuar. Unë po i tregoj të vërtetat dhe ajo dyshon.
Aldo: Unë e di që ty të shijon me të ndenjur në krevat dikush, me të puthur.
Gjesti: Pse ti s’ke qejf me pas një femër, me u dashuruar?
Aldo: E nxore kokën.
Gjesti: S’ke qejf të bësh seks? Ti qënke jashtë bote.
Aldo: E dashke vetëm për seks?
Gjesti: Ti s’ke qejf femër?
Aldo: Femrën e kam qejf, jo të luaj me ndjenja.
Gjesti: Jo, unë kam treguar të vërtetën, zemra ime e di.