Ditën e djeshme, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi, paralajmëroi përmes rrjeteve sociale se do të surprizojë Gjestin. Dhe kështu ka ndodhur!
Sot, ai i ka dërguar një mesazh me parashutë sipër shtëpisë Gjestit, ku shpreh hapur mbështetjen e tij për banorin.
Këtë moment, reperi e ka shpërndarë pak minuta më parë në Instagram, me shkrimin: “Boll jemi përçarë! Asgjë s’na kushton të jemi një, siç e kanë lënë amanet të parët tanë. Kosova është Shqipëri, kemi një gjuhë, kemi njëjtat tradita, kemi një flamur.”
Më tej Stresi shkruan: “Big Brother është lojë, sfidë, është kafaz ku vëllezërit dhe motrat shahen, ofendojnë njëri-tjetrin, dhe kjo është gabim i madh. As unë s’jam më i mirë që po shkruaj, por Zoti më ka dhënë fuqinë të ndryshoj dhe të jap mesazhe të ngrohta dhe motivuese në jetën e përditshme”
“@gjestt, je bullizuar, je shantazhuar, je masakruar në atë lojë, je përbuzur, të kanë prekur familjen, janë munduar në çdo gjë që të rrëzojnë. Ndaj unë jam me ty, vëlla, sepse edhe unë çfarë nuk kam duruar në atë lojë. Por fiton ai që duron, fiton ai që ka zemrën e bardhë në realitet, fiton ai që është sprovuar në jetë më së shumti”.