Një automjet ka përplasur një grup njerëzish paraditen e sotme në Munich duke lënë disa prej tyre të plagosur, njoftonte policia.
Incidenti ndodhi pranë stacionit qendror hekurudhor të qytetit dhe shkaktoi reagim të madh nga policia, e cila është e angazhuar për Konferencën e Sigurisë së Munich që nis pasditen e sotme.
Zyrtarët thanë se kanë ndaluar shoferin dhe konfirmonin se nuk përbënte rrezik të mëtejshëm. Ata nuk dhanë detaje të identitetit apo motiveve por vetëm thanë se “situata është nën kontroll.”
E përditshmja gjermane Bild shkruante se 15 njerëz u plagosën në incident, por kjo nuk u konfirmua nga autoritetet.
Rrjeti local BR tha se të plagosurit po merrnin pjesë në një demonstratë të organizuar nga sindikata vendase Verdi.
Zyrtarët thanë se incidenti nuk ka lidhje me kërcënime të gjera sigurie ndërsa po hetojnë për rrethanat e sakta të ngjarjes.