Producenti muzikor Alberati ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka bërë deklarata të forta për Gjestin, një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP 4”.
Alberati, i cili e ka njohur artistin që në hapat e tij të parë në muzikë, ka treguar të gjitha për të kaluarën e tij, duke përmendur edhe ish-partneren Diellzën, e cila sipas tij ka qenë një nga personat që e ka ndihmuar më shumë në jetë.
Sipas Alberatit, Gjesti nuk ka punuar kurrë, madje as gjatë lidhjes së tij me Diellzën. Ai rrëfeu se Diellza i ka qëndruar pranë edhe në momentet më të vështira financiare të këngëtarit.
“Diellzën e kam pasur shumë dost, xhelozia e keqe, mendojke se po e pëlqej. Diellza na është gjendur shumë, erdh një kohë kur shkuan të gjitha paratë, ky nuk ka punuar kurrë. Kurrë nuk ka pasur para. Diellzën e kam pasur shumë shok, shumë dost. Ajo më kuptojke, po ky i merrke shumë ndryshe.
Diellza është një femër, e ka prej meje. Unë e kam njohur me të. Ata janë akoma në lidhje, e ka tradhtuar edhe sa ka qenë aty. Gjesti po gënjen se akoma është me Diellzën. Diellza i ka sjell bukë cigare, kur ka ngrënë bukë e ka çuar në dhomë e ka rrahur. Ky kësi burri është. Ka ushtruar dhunë fizike në të.
Diellza është femër e hijshme. Si mundesh me pas marrëdhënie me një femër si ajo, edhe me përdor gjëra tjera.
Është mosmirënjohës, mos-falënderues, pa karakter, sadist, sadist me plot kuptimin e fjalës. Është injorant i fëlliqur në mënyrën e vet, është egoist, për katër vjet ia kam paguar qeranë, rrobat, brushën e dhëmbëve, internetin, kafen, ujin, cigaret, bukën. Pse nuk po bëhesh real edhe me marrë vetëm pak burrëri e me thënë, si ndihesh kur ia fut njeriut e e pren në besë që të gjithë ata që të rrethojnë ty sot jam unë, unë jam Diellza që ti e përmend para pasqyrës, unë jam ish menaxheri yt, jam Red Box, unë jam Arian Kosumi, Tomas Kuçi, Albosi, stili, veshja, teksti, refreni, unë jam lidhja, unë jam, unë jam respekti në familje, unë jam ai.
Babanë e ka shumë punëtor. Babai i tij zgjohet në mëngjes dhe terri e bie. Ky ka qenë thjesht një rrugaç, nuk ka punuar kurrë. Familjen e ka shumë të mirë”