Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, tensionet mes Egli Tako dhe Gerta Gixharit kanë arritur kulmin, pas një debati të ashpër mes tyre.
Egli dhe Gerta nuk janë njohur me njëra-tjetrën në reality show, por ato kishin pasur një takim vite më parë, gjatë një interviste në emisionin e Gertës, Pasditja ime.
Gjatë asaj interviste, Egli foli për rolin e saj të parë si aktore. Megjithatë, ky moment i së kaluarës është rikthyer si pikë përplasjeje në shtëpinë e BBV.
Në një debat të ashpër mes tyre, Egli e akuzoi Gertën për paaftësi si gazetare dhe e riktheu në vëmendje atë intervistë, duke shprehur pakënaqësinë e saj.
“Kam qenë me ty dhe të kam parë se sa e aftë je ti në atë që bën, që arsyeja e vetme që nuk të jam çuar nga intervista ka qenë mos me ti dhënë zë emisionit tënd nëpër portale, se lajv do isha çuar, do kisha ikur dhe do të kisha thënë, të kam dhjerë në moderatore dhe në emision. Se je e paaftë“, i tha Egli Gertës, duke e bërë debatin edhe më të tensionuar.
Më pas Egli shton:
“Kam ardhur te intervista jote se më ka detyruar producenti se për ty kurrë skisha ardhur“.